Ballina Kronika Peqin/ Dhunuan një 27-vjeçar, një në pranga, një në hetim dhe 4...

Peqin/ Dhunuan një 27-vjeçar, një në pranga, një në hetim dhe 4 në kërkim

88
0

Disa persona kanosën e dhunuan një 27-vjeçar në Peqin në vendin e quajtur ‘Kalaja’. Forcat ‘Shqiponja’ bën të mundur arrestimin në flagrancë të njërit prej dhunuesve, E.D., 22 vjeç si dhe procedoi një 17-vjeçar i dyshuar për përfshirje në konflikt, si dhe për moskallëzim krimi.

Ndërkohë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 persona të tjerë R.B., E.L., S.H. dhe A.M.

Nga veprimet hetimore, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasditen e djeshme kanë kanosur dhe goditur fizikisht S.K.., 27 vjeç banues në Peqin.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçarit të arrestuar, policia gjeti dhe sekuestroi 96 kubikë me fidanë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë.