Ballina Aktualitet Përplasi një automjet duke drejtuar zetorin pa leje, procedohet në gjendje të...

Përplasi një automjet duke drejtuar zetorin pa leje, procedohet në gjendje të lirë i moshuari

65
0

Një 69-vjeçar banues në Divjakë, është proceduar penalisht, pasi duke drejtuar një mjet pune (zetor), pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet tip “Audi”, duke shkaktuar dëme materiale.

Mësohet se për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 69 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke drejtuar një mjet pune (zetor), pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet tip “Audi”, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.