Ballina Europë Shembet papafingoja e një shtëpie të rrënuar, vdesin dy të mitur në...

Shembet papafingoja e një shtëpie të rrënuar, vdesin dy të mitur në Itali

39
0

Dy djem, të moshave 14 dhe 15 vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht në Nuoro të Italisë pas shembjes së një papafingoje të një shtëpie të rrënuar në periferi të qytetit.

Sipas mediave italiane, fëmijët po luanin brenda ndërtesës së bashku me shokët e tjerë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Zjarrfikësit e komandës provinciale Nuoro dhe mjekët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Por ndërhyrja nuk ka mundur të shpëtojë dy djemtë, të cilët janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat.