Ballina Europë Shokuese/ Gjendet fetusi i ngrirë në frigorifer në banesën e çiftit, si...

Shokuese/ Gjendet fetusi i ngrirë në frigorifer në banesën e çiftit, si u zbulua ngjarja makabre

49
0

Një çift rumun është akuzuar për fshehje të kufomës, pasi hetuesit gjetën një fetus të ngrirë në shtëpinë e tyre në Borghesiana, në periferi të Romës.

Ngjarja makabër u zbulua pas një denoncimi në polici, nga poliklinika Casilino, pasi gruaja e cila ishte paraqitur në urgjencë me gjakderdhje.

Mjekët zbuluan se gjakderdhja ishte shkak i një aborti ose lindje të parakohshme. Për zbardhjen e misterit, spitali njoftoi policinë.

Kur efektivët shkuan në shtëpinë e çiftit, gjetën fetusin, katër muajsh dhe rreth 30 centimetra të gjatë, të ngrirë në frigorifer.