Ballina Rajoni Tërbim serb mbi një rezolutë për Srebrenicën: “Pse tani?”

Tërbim serb mbi një rezolutë për Srebrenicën: “Pse tani?”

58
0

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, në një intervistë për Pink TV, ka folur për Rezolutën e shpallur për gjenocidin në Srebrenicë, të cilën Kombet e Bashkuara mund ta miratojnë më 27 prill.

Në një deklaratë të re skandaloze, ai tha se ky vendim ishte “i turpshëm duke pasur parasysh të gjitha faktet historike” dhe pyeti: “Pse tani, Srebrenica ishte para ‘agresionit të NATO-s’ në 1999”.

Se cilat “të gjitha faktet historike” mund të ndryshojnë faktin se ka pasur gjenocid në Srebrenicë, si dhe verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Daçiç nuk ka shpjeguar.

Sipas tij, Perëndimi harron se “kundër Serbisë në vitin 1999 është kryer një “agresion” për të cilin askush nuk është mbajtur përgjegjës dhe që është shpallur ndërhyrje humanitare edhe pse janë vrarë civilë”.

“Vendet perëndimore thonë se nuk ka nevojë të kthehen në të kaluarën, dhe çështja e Srebrenicës, e cila ishte para ‘agresionit të NATO-s’, nuk është një kthim në të kaluarën?”, tha Daçiç.

Përgjigja që meriton: NATO bombardoi për të ndaluar një genocid, atë nr. 2 në Kosovë, pas atij të Srebrenicës.

Tjetra: a ka Serbia një bilanc pasojash njerëzore nga bombardimet e NATO-s? Pra, sa të pafajshëm vrau(qëllimisht), siç bëjnë serbët?