Lulzim Basha kishte premtuar emrat e 140 kandidatëve për deputetë për parlamentaret e 2025-ës, brenda 31 marsit, por kjo nuk ishte e mundur pasi strukturat brenda kësaj partie kërkuan kohë dhe se nuk janë nxituar që të bëjnë zgjedhje formale.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e PD-së Mirela Karabino, e cila në një studio televizvie tha se lista e kandidatëve do të jetë gati në fillim të muajit maj.
‘Kemi qenë në një proces organizmi. Kishim menduar se do të përfundonte më shpejt. Partia ka qenë në një agresion të brendshëm. Përgjatë kësaj periudhë pas 9 shtatorit procesi ka zgjatur pasi nuk jemi nxituar të bëjmë zgjedhje formale,. Por të zgjedhim njerëz me integritet, qëndrestarët. Kështu që zgjati procesi. Strukturat kryesinë e PD-së të degëve në mbarë Shqipërinë do të kenë propozimet e tyre për kandidatët e ardhshëm.
Brenda muajit dhe në Kuvendin që do të mbahet në maj që do të bëhet, do të jetë patjetër lista e kandidatëve. Një pjesë nga kryesia e degëve dhe një pjesë tjetër nga kryetari dhe do të kalojnë për miratim te kryesia e PD-së.
Forca e PD është të integriteti moral dhe profesional. Çdo kandidat do ti kalojë ligjit të dekriminalizimi dhe lustracionit.’- tha Karabina.