Ballina Ekonomia INSTAT: Ekonomia u rrit me 3.44 % gjatë vitit 2023

INSTAT: Ekonomia u rrit me 3.44 % gjatë vitit 2023

87
0

Ekonomia shqiptare vijoi trendin në rritje edhe në tremujorin e katërt të vitit 2023. INSTAT publikoi sot raportin mbi mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).

“Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 3,80 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2022. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2023, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 3,44% krahasuar me vitin 2022. Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm
Bruto i përshtatur sezonalisht vlerësohet me rritje prej 0,79%”, bën të ditur INSTAT.

Sipas INSTAT kontribut pozitiv në rritjen e ekonomisë dhanë degët: ndërtimi me 1,28 %, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me 1,01%; aktivitete profesionale dhe shërbime administrative me 0.66 %; aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0,58 %; arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,46%; informacioni dhe komunikacioni me 0,28 %, aktivitete financiare dhe të sigurimit me 0,15 %; tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me 0,07 %.

INSTAT bën të ditur se, negativisht kontribuoi grupi: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me 0,72 %, Industri, Energji dhe Uji me 0,23 %.
Sipas INSTAT, rritje ka pësuar edhe konsumi me 1.55 %, i cili u nxit nga turizmi, ndërkohë që vlerësimet e institucioneve financiare parashikojnë që rritja ekonomike do të jetë rreth kësaj shifre edhe përgjatë vitit 2024.