Man United shtron iftar për stafin, lojtarët dhe tifozët, i pranishëm edhe Erik ten Hag!
Erik ten Hag mori pjesë në një darkë iftari të organizuar nga Man United për t’i uruar të gjithë për muajin e Ramazanit.
Gjiganti anglez shtroi iftar për anëtarët e stafit, lojtarët dhe tifozët.
Atyre iu bashkua edhe trajneri holandez, i cili i uroi të gjithë besimtarët e fesë Islame për muajin e shenjtë.
Man United publikoi pamjet nga kjo darkë iftar në faqen zyrtare të klubit.