Ballina Aktualitet Përndiqte ish-bashkëshorten e tij, të pajisur me urdhër-mbrojtje, e pëson keq 53-vjeçari

Përndiqte ish-bashkëshorten e tij, të pajisur me urdhër-mbrojtje, e pëson keq 53-vjeçari

38
0

Një 53-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi përndiqte ish-bashkëshorten e tij, të pajisur me urdhër-mbrojtje.Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai ka shkelur vendimin e gjykatës që e kishte pajisur gruan me urdhër mbrojtje, duke iu afruar asaj.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtejeje, dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke iu afruar asaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.