Pamjet dramatike tregojnë një aksident në lindje të Kinës, ku dyshemeja e një qendre tregtare u shemb.
Autoritetet bëjnë të ditur se dy persona janë lënduar ndërsa u shkaktuan dëme të konsiderueshme.
Ngjarja ka ndodhur më 23 mars, dhe në video shohim një grua duke parë mallin – para se të hapej humnera nën këmbët e saj!
Një vrimë e madhe “gëlltiti” gruan fatkeqe bashkë me gjysmën e dyqanit dhe mësohet se ndërtuesi – i cili po punonte poshtë, ka mbetur i bllokuar në rrënoja, raporton NDTV.
“Gruaja ka pësuar fraktura, ndërsa punëtori ka lënduar këmbën. Jemi duke u marrë aktivisht me këtë rast dhe po japim ndihmën e nevojshme”, tha një përfaqësues i qendrës tregtare.
Dyshohet se shembja e dyshemesë është shkaktuar nga një mur mbajtës i dëmtuar, por hetimi ende nuk ka përfunduar.
Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë nëse ka gabime të mëdha sigurie në qendër.
Shocking footage shows the moment a woman is swallowed up as the floor of a shopping center in the Chinese city of Zhenjiang suddenly collapses.
A construction worker, who was on the floor below at the time of the collapse, and the woman were both trapped but subsequently… pic.twitter.com/2O6diLPcIT
— Morbid Knowledge (@Morbidful) March 30, 2024