Ballina Politika Çelet Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rama: Hap një...

Çelet Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rama: Hap një tjetër faqe në modernizimin e ushtrisë

132
0

Hapet Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Gjatë inagurimit ka qenë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.

“Hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, si edhe krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat”, shrkuan Rama.

Qendra do të ketë si mision nxitjen e inovacionit dhe të gjitha proceseve të lidhura me të nëpërmjet mbështetjes, monitorimit e vlerësimit të programeve, teknologjisë dhe projekteve që i përkasin fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.

Kjo Qendër do të ketë si përgjegjësi zhvillimin e iniciativave dhe projekteve inovative me rëndësi strategjike për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, sipas projekteve të përbashkëta dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me persona fizikë e juridikë, publikë ose privatë, si dhe partnerë të ndryshëm për zhvillim, vendës dhe ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Realizimi i testimeve dhe eksperimenteve për aplikimin e teknologjive të reja, produkteve industriale dhe shërbimeve me rëndësi strategjike, të përcaktuara për përdorim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe raporton për gjetjet tek autoritetet përkatëse, është një tjetër përgjegjësi e Qendrës.

Po ashtu, Qendra ka përgjegjësi mbështetjen e kërkimit, zhvillimit, komercializimit që i avancon idetë e reja të sipërmarrjes në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në faza të ndryshme zhvillimi përmes ofrimit të aksesit te mentorët, këshilltarët, trajnimet, kapitali dhe burimet si dhe ndërveprimin me ministrin përgjegjës për sipërmarrjen në masat, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e ekosistemit të startup-eve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.