Ballina Aktualitet ‘Do të publikoj foto intime’, 38-vjeçarja kallëzon 21-vjeçarin në polici: Më ka...

‘Do të publikoj foto intime’, 38-vjeçarja kallëzon 21-vjeçarin në polici: Më ka kanosur dhe përndjekur! Vihen në pranga i riu në Vlorë

90
0

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ka kanosur përmes telefonit një 38-vjeçare se do i publikonte foto intime.

Ka qenë vetë 38-vjeçarja që ka bërë kallëzimin në Policinë e Vlorës, duke treguar se 21-vjeçari e ka kanosur se do i publikonte foto intime dhe se i ka shkaktuar ankth dhe pasiguri.

Për rrjedhojë policia ka arrestuar 21-vjeçarin G. M..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.