Ballina Aktualitet I dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen mizore të...

I dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen mizore të motrës dhe kunatit të tij, kapet nga autoritetet italiane Gjovalin Lesi

53
0

Gjovalin Lesi, i dënuar me burgim të përjetshëm është vënë në pranga në Itali. 55-vjeçari Lesi, në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta motrën dhe kunatin e tij. 1 vit më vonë ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Mirditës.

“Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Më datë 21.10.1997, në Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka vrarë më armë zjarri kallashnikov, kunatin dhe motrën e tij, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe M. Gj.”, njoftoi policia.

Lesi u kap në Matera të Italisë. Tashmë vijon puna për të ekstraduar 55-vjeçarin drejt Shqipërisë.