Nga Artur Llana
Duke qenë se ka pasur një interesim miqsh por deri në dashakeqësi të segmentit Spitall –Plepa, ose postmodernistëve që kanë frikë të përballen në prokurori, po jo në gjykatë së shpejti, pasi morën në qafë një OPGJ për të mbyllur çeshtjen, po që do të jetë kapitulli i fundit i librit “Të paskrupujt” së bashku me palo prokurorin Gëzim Veizi, se të tjerët nuk po i përmend me emra se edhe atyre ju vjen ndot kur dëgjojnë emrin e vet dhe poshtërsitë që u nxitën nga ata që po ikin një nga një dhe i presin prangat dhe jo pa qëllim i kam lënë në fund, një kapitulli shtuar në libër, po sqaroj se ky libër që natyrisht nuk do të botohet i plotë në online, ka qenë pjesë e punës sime, e kontakëve të mija, intervistave, bisedave, incizimeve etj. Të gjithë personat që u përmendet emri kanë të drejtën e replikës dhe madje të përballem me ta në dyert e drejtësisë. Mbase ata kanë ndonjë zgjidhje tjetër nga përvoja në bagazhe makinë qe e kanë provuar vetë.
Për të sqaruar lexuesin libri nuk ka lidhje me një fushatë denigruese të një palo adrese të një palo mercenari me ca halabakë që marrin pagën në shtet dhe mëkujtojnë mua taksat. Thjeshtw do jenw kopertinw! Absolutisht. Mjafton të hyjnë në fcb me adresën time dhe do të shikojnë sic kane marre foto dhe qe e dijne mire se cfare do heqin dhe per kete, që libri është shkruar kohë më parë. Më duhet ti shtoj ca gjëra pasi të kem mbyllur kapitullin në gjykatë dhe pasi kjo e fundit të caktojë jo më një palo prokuror.
Edhe një sqarim. Ashtu sic e kam deklaruar renditja e atyre që do të botohet nuk është si në libër dhe jo si në vite. Shpesh më duhet të lëviz nga një personazh në një tjetër pa e dhënë të plotë atë që është e shkruar tashmë. Pas tre shkrimëve rresht për Vangjush Dakon, më duhet të dal te një djal durrsak që u bë zëvendëskryeministër e më pas …më mirë t’ia lemë radhës. Për cdo fjalë apo fjali të përdorur mbajë përgjegjësi ligjore, kush ta dojë edhe private. Për të shmangur fyerjet dhe sharjet, për të mos i dhënë mundësi jo për frikë ose mungesë përballje qoftë dhe atyre pjellave që e nxirrnin babanë të shiste kafe kontrabandë rrugës me bicikletë, shkrimet do të jenë të botuar vetëm të adresën www.bulevardnews.com , në linjën editoriale.
Nuk ka rëndësi se si njihesh me njerëzit apo rrethanat me të cilat njihesh. Duhet kohë e gjatë për të kuptuar se cilët janë dhe me çfarë ke të bësh. Janë ca mardhënie që në punon tonë, pavarsisht se çfarë thonë ata që janë mësuar të lehin nuk funksionojnë kurrë ashtu. Ky është një kapitull i gjatë, pothuajse baraz me atë të njohjes sime me të ndjerin Olldashi dhe një shpurë servilësh që ende sot nuk e kanë kuptuar se cili ishte pozicioni i të ndjerit, i imi dhe i tyre. Do kemi rast e do të flasim gjatë për këtë.
Sonte pjesa e pare: Kur dhe si e njoha unë Vangjush Dakon! Klanet brenda PS dhe shkatërrimi i kandidaturës së mjekut Ilir Shani 20 ditë para zgjedhjeve. Kush e propozoi Dakon dhe pse e ngatërroi Ndre Legisi me një boksier