Ballina Aktualitet “Më futi në një banesë dhe…”/ Akuzoi 60-vjeçarin se e përdhunoi, zbardhet...

“Më futi në një banesë dhe…”/ Akuzoi 60-vjeçarin se e përdhunoi, zbardhet dëshmia e të miturës

33
0

Është zbardhur dëshmia e të miturës, e cila akuzoi një 60-vjeçar se kishte abuzuar seksualisht me të.

Sipas 16-vjeçares, ai e ka mbyllur në një banesë ku e ka mbajtur për disa orë të mbyllur dhe e ka përdhunuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur fshatin Vrap të Tiranës dhe adoleshentja ka deklaruar se 60-vjeçari me iniciale K.B., ka abuzuar seksualisht me të rreth 3 muaj më parë, kur ajo ishte ende 15-vjeçe.

Mësohet vajza i ka treguar fillimisht nënës së saj për abuzimin dhe më pas ka bërë denoncimin në polici.