Ballina Bota Më shumë se 120 tajvanezë të bllokuar, në gati 80 tunele si...

Më shumë se 120 tajvanezë të bllokuar, në gati 80 tunele si shkak i tërmetit

101
0

Autoritetet tajvaneze kanë bërë të ditur se 127 persona janë bllokuar në gati 80 tunele të Tajvanit si pasojë e tërmetit që e ka goditur lindjen e këtij shteti.

Prej tyre, 77 prej tyre janë bllokuar brenda tuneleve Jinwen dhe Daqinqshui nën malet në qarkun Hualien, thanë zyrtarët e zjarrfikësve.

Në mesin e këtyre personave të bllokuar janë edhe dy shtetas gjermanë në tunelin Chongde në Parkun Kombëtar Taroko.

50 personat e mbetur janë bllokuar në katër minibusë që po udhëtonin nga qendra e qytetit Hualien drejt parkut kombëtar Taroko aty pranë.

Nga tërmeti në fjalë të vdekur deri tani janë nëntë persona, shkruan BBC.