Ballina Bota Tërmet i fuqishëm në Tajvan, raportohen viktima, dhjetëra ndërtesa të shembura

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, raportohen viktima, dhjetëra ndërtesa të shembura

90
0

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë Rihter ka goditur Tajvanin, i cili deri në këto momente raportohet t’iu ketë marrë jetën 4 personave teksa mbi 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas Qendrës Sizmiologjike të vendosur në Taipei, lëkundja sizmike mund të cilësohet si një ndër më të fuqishmet në 25 vitet e fundit, teksa në të gjithë vendin shpërtheu alarmi për tsunami.

Dhjetëra ndërtesa janë shembur në kontenë Hualien, aty ku ndodhet dhe epiqendra e tërmetit, teksa mediat shkruajnë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja, cka nënkupton se bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kinës për këtë katastrofë natyrore, e cila pasi shprehu ngushëllimet për autoritetet e Tajvanit, deklaroi se është gati të ndihmojë në përballimin e pasojave dhe me ekipe të ndihmës së shpejtë.

Sipas raportimeve, lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe kanë zgjatur për disa sekonda, teksa alarmi për tsunami ka detyruar dhe vendet fqinje të marrin masa në zonat bregdetare.

Në Japoni, në shumë aeroporte, mes të cilëve dhe ai në Okinaua kanë pezulluar përkohësisht fluturimet, si masë paraprake.

Zonat bregdetare u evakuuan dhe në Filipine, ku autoritetet iu kërkuan banorëve të largohen, pasi dallgë të mëdha mund të përplasen në brigje.