Ballina Politika “Ua ka zënë rrota bishtin dhe kokën”, Spiropali me tone të ashpëra...

“Ua ka zënë rrota bishtin dhe kokën”, Spiropali me tone të ashpëra ndaj Rithemelimit: Nuk jeni në koherencë me deklaratat, ju nuk dini se çfarë thoni

85
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i është drejtuar Rithemelimit me të njëjtën pyetje si Pandeli Majko duke e pyetur nëse SPAK është apo jo organizatë kriminale.

Për akuzat  se SPAK është i kapur, Spiropali tha se ka qenë PS që ka bërë reformën, ndërkohë që PD e kishte hyzmetqare.

Ajo gjithashtu tha se Rithemelimi nuk është në koherencë me deklaratat sepse me drejtësinë jua ka zënë rrota bishtin dhe kokën.

“Do ju lutesha shumë t’i linit akrobacitë e shpifjeve, dhe përgjigjuni pyetjeve. A mendoni ju që i shkoni poshtë ballkonit atij të marrit, është apo nuk është SPAK organizatë kriminale.

Sa na takon ne, ne e kemi bërë shumë të qarta ndarjen se ku fillon pushteti ekzekutiv dhe ku mbaron ai i drejtësisë. Kemi qenë ne që e kemi bërë reformën, sepse ju drejtësinë e kishit hyzmeqarë.

Të gjitha jokoherecat tuaja, ju nuk dini çfarë thoni se me drejtësinë jua ka zënë rrota bishtin dhe kokën.”, tha Spiropali.