Ballina Rajoni Vrasja e biznesmenit, ja me sa vite burg dënohet shqiptari në vendin...

Vrasja e biznesmenit, ja me sa vite burg dënohet shqiptari në vendin fqinj

77
0

Vrasja ndodhi në 2013, teksa shqiptari po tentonte që të grabiste në karburantin e tij në Kato.

Gjykata e shpalli fajtor edhe për një sërë veprash penale, si tentativa e grabitjes ndaj viktimës, për tentativën e vrasjes së kryer më 25 shkurt 2013 në Gastouni ndaj punonjësit të karburantit të atëhershëm 26-vjeçar, pasi autori qëlloi dy herë, si dhe fajtor për armëmbajtje.

Konkretisht ai është dënuar përjetë për vrasjen, 12 vite për tentativë vrasje ndaj punonjësit, 5 vite për grabitje me armë, dhe 2 vite për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i 36-vjeçarit u bë në verën e vitit 2023 në Serbi, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga autoritetet gjyqësore të Greqisë.

Sipas mediave greke, pas ngjarjes në 2013, ai u arratis drejt Shqipërisë, nëpërmjet Zakynthos.

Ndërkohë vetë ai para trupës gjykuese, ka mohuar çdo akuzë.