Ballina Kuriozitete Mban rekordin Guinness prej 4 vitesh, njihuni me vajzën me këmbët më...

Mban rekordin Guinness prej 4 vitesh, njihuni me vajzën me këmbët më të gjata në botë

46
0

Një vajzë e re nga Teksasi, Maci Currin ka shprehur vështirësitë e saj të përditshme për shkak të këmbëve më të gjata në botë – 135,3 dhe 134.1 cm secila. Ndërsa gjatësia e përgjithshme e saj është 185.1 cm. 21-vjeçarja u bë virale në rrjetet sociale si vajza që ka këmbët më të gjata në botë, pasi ajo mbajti Rekordin Botëror Guinness për katër vjet, raportoi The Sun.

Currin tha se ka shumë reagime të përziera dhe komente urrejtjeje nga njerëzit në postimet e saj.

Duke mos u rezistuar komenteve negative, Maci Currin u është përgjigjur në TikTok, duke thënë se ajo është krenare për këmbët e saj të gjata dhe unike.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se ajo gjithmonë tregon kujdes të shtuar gjatë ecjes nëpër dyer dhe e ka të vështirë të gjejë rroba, të cilat shumicën e kohës duhet t’i bëjë me porosi, dhe që i kushtojnë “250 dollarë për një palë xhinse”.

Currin tregoi gjithashtu se vuan të gjejë një partner, por aktualisht ajo nuk ka asnjë interes.