Ballina Sport Finalja e Kupës së Mbretit, ‘luftë’ në rrugët e Sevillas! Përleshen huliganët...

Finalja e Kupës së Mbretit, ‘luftë’ në rrugët e Sevillas! Përleshen huliganët e Mallorcas dhe Bilbaos (VIDEO)

27
0

Mallorca dhe Athletic Bilbao luajnë sot në finalen e Kupës së Mbretit. Në Sevilla gjithçka në fushë fillon në orën 22:00, teksa huliganët kanë nisur përleshjet në rrugët e qytetit.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se ultras nga dy ekipet, si edhe të tjerë të ardhur enkas për të prishur atmosferën janë përleshur në rrugët e Sevillas. Nuk bëhet me dije për të lënduar rëndë, por kjo nuk është hera e parë që ndeshje të rëndësishme shfrytëzohen nga huliganët për të prishur rendin publik dhe shkatërruar qytetet.