Ballina Politika Rikuperimi, si duket Fatos Nano pas problemeve shëndetësore

Rikuperimi, si duket Fatos Nano pas problemeve shëndetësore

130
0

Pak muaj më parë, ish kryeministri i vendit Fatos Nano për një kohë të gjatë ishte në luftë me jetën.

Ai ka qëndruar në reanimacionin e një spitali privat në Tiranë dhe shkak është bërë një sëmundje në mushkëri, që i ka krijuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Por kur kanë kaluar rreth 7 muaj e gjysëm që nga ajo periudhë, ish kryeministri Nano është rikthyer në formë.

Mjeku Pajtim Lutaj, ka postuar ne faqen e tij fotot me ish-kryeministrin me te cilin kane marredhenie miqesie. Dr.Lutaj ka shkruar: “Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqipëtareve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”.

Nga fotot, duket që Nano aktualisht gëzon një shëndet të mirë.

Fatos Nano ka drejtuar Partinë Socialiste për 14 vjet dhe ka shërbyer tre herë si kryeministër i Shqipërisë.