Ballina Politika Shpëtoi Berishën nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998, Gjin Gjoni...

Shpëtoi Berishën nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998, Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së Rithemelimit në Lezhë

47
0

Zgjedhjet për kreun e Rithemelimit në Lezhë, Gjin Gjoni fiton garën me diferencë të thellë votash, përballë dy kandidatëve të tjerë Alber Rrusti dhe Paulin Marku. Në votime kanë marrë pjesë mbi 1100 anëtarë.

Kjo është tentativa e dytë për ta futur në politikë Gjonin, pas propozimit për deputet për zgjedhjet e vitit 2021.

Pak vite më parë Gjin Gjonit, gjyqtarit ‘sheik’ që i shpëtoi vettingut me dorëheqje pikërisht kur do të duhet të justifikonte milionat e pasurisë së tij, i doli emri për t’u zgjedhur ligjvënës i shqiptarëve përmes kandidatëve të Berishës, por ish kryeministri dhe të tijtë u tërhoqën pas presionit të madh publik dhe ndërkombëtar.

Përveç pasurisë vetëm të deklaruar 1 milionë euroshe, Gjin Gjoni mbahet mend për disa dosje të bujshme që i ka mbyllur si gjyqtar, ndërsa një prej të rëndësishme ka qenë ajo tentativës për grusht  shteti nga Berisha të 14-shtatorit 1998, që u mbyll dhe u arkivua pa asnjë të dënuar ndërkohë që organizatori i kryengritjes, Sali Berisha, as nuk është marrë në pyetje. Një lidhje midis gjyqtarit dhe politikanit dhe tani faktohet me kandidimin.