Ballina Bota Video/ Publikohet momenti i frikshëm kur tërmeti i fuqishëm godet New York-un,...

Video/ Publikohet momenti i frikshëm kur tërmeti i fuqishëm godet New York-un, Statuja e Lirisë shkundet si asnjëherë më parë

104
0

Një kamera e montuar në Statujën e Lirisë në New York ka regjistruar momentin e tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi vendin.

Në video shihet statuja e madhe që dridhet, ndërsa karakteristike janë edhe valëzimet e shkaktuara në det.

Epiqendra e tërmetit ishte afër Libanit, Nju Xhersi, rreth 40 milje (64 km) në perëndim të qytetit të Nju Jorkut. Tërmeti u ndje edhe në zonat e Bostonit dhe Filadelfias.

Tërmeti shkaktoi një ndërprerje të shkurtër në punën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.