Janë zbardhur emrat e kooperativave sociale italiane qe kanë kaluar raundin e parë të garës për të menaxhimin e qendrave të emigrantëve në Shëngjin e Gjadër. Ato janë Medihospes, Consorzio Hera e Officine Social të përzgjedhura mes 30 enteve, shoqatave e organizatave në një procedurë negociuese të përshpejtuar, hapur nga Ministria e brendshme Italiane prej 21 mars 2024 deri më 28 mars 2024.
Mësohet se brenda datës 10 prill do të zhvillohet raundi final i seleksionimit të entit fitues mes Medihospes, Consorzio Hera e Officine Sociali të cilat duhet të prezantojnë ofertën më bindëse e më avantazhuese në një tender me vlerë 151 milionë euro për katër vite e që nis me një bazë minimale 130 milionë euro.
Sipas dokumentit të Prefekturës Italiane, brenda 15 ditëve nga ky njoftim, e nga data mbyllëse e garës negociuese më 28 mars 2024, 3 kompanitë duhet të dorëzojnë ofertën e tyre në menaxhimin e strukturave të strehimit të emigrantëve në Shëngjin e Gjadër. Prefektura italiane thekson në dokument se qëndrat e emigranëve në Shqipëri do të jenë operative prej datës 20 maj 2024.
Kompanitë e përzgjedhura për fazën finale:
Medihospes, është një nga kooperativat sociale kolosale në sektorin e asistencës për të moshuar, për kategoritë e personave me aftësi të ndryshme, e në atë të strehimit të emigrantëve.Është nga më të fuqishmet në Itali me mbi 1500 persona të punësuar, 2 milionë orë eksperiencë pune në vit në kujedesje të 7500 personave cdo ditë.
Consorzio Hera krijuar më 2011 menaxhon aktualisht dy qëndra emigrantësh në Brindisi-Puglia e një në Trapani- Sicili e dy qëndra hotspot në Pozzallo e Ragusa- Sicli.
Officine Sociali ka selinë zyrtare në Siracusa. Akualisht menaxhon një kamp emigrantësh në Potenza, e një qëndër hotspot emigrantësh në Taranto.
Bashkalidhur dokumenti i Prefekturës dhe kuadi ekonomik për menaxhimin e qëndrave të emigrantëve në Shqipëri.