Ballina Sport Grealish: Të gjithë shohin vetëm një gjë

Grealish: Të gjithë shohin vetëm një gjë

166
0

Manchester City është në garë për të mbrojtur Triplete-n historike të sezonit të kaluar.

Skuadra e Guardiola-s, në fakt, është në garë për titullin e Premier League, FA Cup dhe Champions League.

Citizens morën një fitore bindëse 4-2 në kampionat kundër Cruystal Palace, por jo të gjithë janë të buzëqeshur te skuadra e Pep Guardiola-s.

Po flasim për Jack Grealish, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij me një aspekt të botës së futbollit.

“Nuk shënova dhe nuk dhashë asist në ndeshjen kundër Palace, por luajta mirë. Unë isha i përfshirë në pjesën më të madhe të golave, por të gjithë adhurojnë statistikat”, ka thënë Grealish.

“Unë i jap më shumë skuadrës se vetëm gola dhe asiste. Është për të ardhur keq që të gjithë në botë tani adhurojnë vetëm statistikat”.