Ballina Sport Braktisja e finales së Superkupës, Presidenti i Fenerbahces i prerë: Do marrim...

Braktisja e finales së Superkupës, Presidenti i Fenerbahces i prerë: Do marrim masa të tjera, jemi të rebeluar ndaj standardit të dyfishtë

100
0

Fenerbahce braktisi mbrëmë finalen e Superkupës së Turqisë ndaj Gallatasarayt, në shenjë proteste për dhunën në Trabzon dhe për kërkesën e  refuzuar për të zhvendosur ndeshjen për shkak të impenjimit në Conference League. Rreth kësaj çështje ka folur Presidenti i Fenerbahces, Ali Koc

“Tashmë kemi hyrë në një periudhë ku duhet të rebelohemi kundër këtyre padrejtësive, ndaj këtij standardi të dyfishtë, ndaj atyre që përhapin farën e konkurrencës së pandershme dhe vjedhjes ndaj punës sonë. Për këtë arsyeja që unë them se masa që kemi marrë është hapi i parë konkret në lëvizjet që do të bëjmë tani e tutje” – Tha ai.