Një makinë raportohet se është grabitur gjatë natës në Durrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar rreth orës 3:30 në lagjen nr. 4, afër portit të Durrësit kanë vjedhur një makinë.
Pronari i “Range Rover Evogue” ka bërë me dije se makinën e kishte parkuar poshtë pallatit. Pronari i mjetit ka bërë denoncim në polici, ndërsa kjo e fundit ka marrë dhe kamerat e sigurisë së bizneseve, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve.