
Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se është në interesin e BE-së që ta shohë zgjerimin të ndodhë sa më shpejtë.
Deklaratat Varhelyi i bëri gjatë forumit mes e BE-së dhe Ballkanit të mbajtur në Sofje, raporton agjencia bullgare e lajmeve Beta.
Varhelyi tha se konteksti gjeopolitik ka ndryshuar në vitet e fundit.
Kryekomisioneri shtoi se politika e zgjerimit ka të bëjë me investime të qarta gjeopolitike.
“Fqinjët e BE-së janë partnerët e saj afatgjatë për paqe dhe prosperitet – kështu e shohin ata anëtarësimin e tyre, por kështu duhet ta shohë BE-ja rolin e zgjerimit”, tha Varhelyi.
Reformat e nevojshme duhet të zbatohen së bashku për të përshpejtuar procesin e pranimit të secilit vend, tha Komisioneri i Zgjerimit. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë që ka secili vend për të respektuar angazhimet e tij.
Tani ekziston një axhendë e qartë për të përshpejtuar integrimin real. Kjo do të thotë tejkalim i hendekut ekonomik, tha komisioneri.
Komisioni i ardhshëm Evropian duhet të mirëpresë anëtarët e rinj të BE-së, shtoi ai