Ballina Politika Lulzim Basha flet për herë të parë për marrëdhënien e tij me...

Lulzim Basha flet për herë të parë për marrëdhënien e tij me Argitën dhe shuan zërat se ka qenë vajza e Sali Berishës që e ka futur në PD

27
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një podcast mediatik ka folur dje për herë të parë për marrëdhënien e tij me Argita Berishën, duke rrëzuar kështu edhe zërat se në PD e ka futur ajo. Basha deklaron se Argitën e ka takuar në Kosovë në vitin 2000, por në fillim ka takuar Sali Berishën në vitin 1992. “Futja ime në PD nga Argita Malltezi, siç thonë, është një nga ato stigma të investuara fillimisht nga kundërshtari politik. Jo, nuk është e vërtetë. Gjithçka që kam thënë besoj demonstron të kundërtën. Në fakt, Argitën për  herë të parë e kam takuar në Kosovë në verën e vitit 2000. Ndërkohë që Sali Berishën e njoh që nga 91-shi. Jo thjesht e njoh, por kemi pasur me dhjetëra raste, takime, kontakte, e njoh personalisht, pra nuk është e vërtetë. Por meqë e the, unë e di kur ka dalë dhe pse ka dalë. Kjo ka dalë në momentin kur unë jam futur në politikën aktive në Shqipëri dhe këta thonin nga erdhi ky, çfarë është ky. Sepse atëherë si tani, kur futej një aktor i ri duhej të gjenin patjetër t’i vinin bishta, ta godisnin e kështu dhe pjesë e kësaj ishte dhe kjo, “e ka sjell vajza e Berishës”. Pra ka qenë diçka e lindur me një motiv politik. Dhe siç e kam unë që nuk merrem me këto gjëra, mund të jetë ndërtuar dhe të jetë përforcuar ideja që erdhi për këtë arsye. Mori një dimension tjetër në 2011-ën ku fushata e vetme që bëri Edi Rama pa sukses në përballjen për Bashkinë e Tiranës ishte që të më evidentonte mua dhe fizikisht me Sali Berishën. Pra, është pjesë e luftës politike. Pati një përpjekje që të përfshihesha që në 2003-in, ishte gara për Bashkinë e Tiranës, por doli Spartak Ngjela kandidat dhe në fakt dhe unë nuk kam pasur në atë moment, nuk e kam parë veten time të gatshëm për t’u përfshirë. Dhe momenti i dytë ka qenë një vit më pas 2004, ku zoti Berisha dhe miq të tjerë Besnik Mustafaj, e të tjerë më thanë që po përgatisnin Komitetin e Orientimit të Politikave, një model i suksesshëm edhe në vende të tjera, për një infusion rinie dhe ekspertize kryesisht perëndimore në PD. Njëfarë qarkullim i stimuluar i elitës, apo më mirë të themi një injeksion elite në PD”, deklaroi Basha.