Ballina Aktualitet Përplasi me makinë një të mitur dhe këmbësoren, vihet në prangat e...

Përplasi me makinë një të mitur dhe këmbësoren, vihet në prangat e policisë shoferi

62
0

Një 45-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se në gjendje të dehur dhe duke mos pasur leje drejtimi, ka përplasur me makinë një këmbësore, e cila po ecte së bashku me një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në në aksin rrugor “Alikokë – Babicë e Madhe”. Të dy të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 06.04.2024, në aksin rrugor “Alikokë – Babicë e Madhe”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen L. P., 52 vjeçe, bashkë me një 4-vjeçar (këmbësorë). Të dy këta shtetas janë jashtë rrezikut për jetën.