Deputeti socialist Erion Braçe, është revoltuar me heshtjen kombëtare për 7 prillin.
“Shqipëria u pushtua në 7 prill 1939. 85 vite më parë-pushtimi i fundit i këtij vendi, ishte fashist.
U lehtesua nga tradhtia, u pergjak nga rezistenca e Mujo Ulqinakut dhe nje grushti luftëtarësh të tjerë!
Shqipëria u çlirua më luftë, e para e organizuar në ushtri çlirimtare në këtë vend.
80 vite më parë ky ishte vit jubilar.
Shume faleminderit kryetares se Bashkisë Durrës, kolegëve deputetë që kujtuan sot pushtimin fashist. Por kjo heshtja kombëtare, shurdhon keq! E kuptoj nga ana e pinjolleve te tradhtarëve-keshtu do jete gjithnje per ta, por nuk e pranoj dot këtej, në anën e çlirimtarëve”, shkruan deputeti socialist
7 prilli Dita e Rezistencës ndaj pushtimit fashist të vendit tonë u përkujtua dje në Durrës -përmes një ceremonie homazh në Monumentin e Rezistencës