Ballina Bota Sot eklipsi i plotë i diellit në Amerikën e Veriut, çfarë pritet...

Sot eklipsi i plotë i diellit në Amerikën e Veriut, çfarë pritet të ndodhë?

56
0

Këtë të hënë në Amerikën e Veriut do të ndodh eklipsi i plotë i diellit, një fenomen i cili nuk ka ndodhur për shtatë vjet dhe astronomët thonë se nuk do të ndodhë më në SHBA për dy dekada të tjera.

Çfarë është një eklips diellor?

Eklipsi i plotë diellor do të përshkruajë një rrugë të tërësishme prej 115 miljesh në pjesë të Meksikës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Rreth 31 milionë amerikanë dhe miliona turistë po presin këtë fenomen për të shijuar pamjen spektakolare ndërsa një total prej 300 milionë njerëz do të kenë mundësinë që të shikojnë në eklips të pjesshëm. Eklipsi diellor do të gjasë rreth 4 minuta dhe 28 sekonda.

Si të shikoni në mënyrë të sigurt eklipsin diellor?

Ndryshe nga eklipset e pjesshme diellore, një eklips total u ofron spektatorëve një mundësi unike për ta parë atë me sy të lirë, por vetëm kur hëna bllokon plotësisht diellin dhe bie errësira.

NASA sugjeron që të mos e shikoni Diellin përmes një lente kamerash, teleskopi, dylbi ose ndonjë pajisje tjetër optike kur mbani syze eklipsi. Pasi rrezet e përqendruara diellore do të digjen përmes filtrit dhe do të shkaktojnë dëmtime serioze të syve. Mos harroni të mbikëqyrni gjithmonë fëmijët duke përdorur shikues diellorë.

Kur është eklipsi i ardhshëm total diellor pas vitit 2024?

Për Amerikën e Veriut, nuk do të ketë deri më 23 gusht 2044. Eklipsi i ardhshëm nuk do të ketë shtrirjen e gjerë në të gjithë SHBA si ky i sotmi, rruga e tij do të përfshijë vetëm tre shtete. Ai do të fillojë në Grenlandë, do të përfshijë Kanadanë dhe do të përfundojë rreth perëndimit të diellit në Montana, Dakota e Veriut dhe Dakota e Jugut.