Ballina Kulturë Ikja nga ferri

Ikja nga ferri

65
0

Fadil Curri, lindi në Dërmjak të Hanit të Elezit (Kosovë) në vitin 1959. Shkollimin fillor, gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi i kreu në Shkup. Me dekada punoi në gazetari, pastaj në arsim, ishte edhe drejtor për kulturë, rini e sport në komunën e Kaçanikut në mandatin e parë të pasluftës. Në vitin 1998 iu ndalua të hyjë në Maqedoni, dhe sot e kësaj dite i mohohet marrja e shtetësisë së këtushme, të cilën e kishte në rini. Merret me krijimtari letrare, disa krijime edhe iu shpërblyen nëpër konkurset letrare në Kosovë e Maqedoni. Tekstet letrare e gazetare iu përkthyen në disa gjuhë të botës.

Është autor i këtyre librave:

“A(h) fati(h) ynë në peshojë”, me tekste pubiliciste e dokumentare për krimin e brigadave komuniste e çetnike ndaj fshatarëve të pafajshëm të Bllacës së Shkupit, shënime nga Belgjika e Gjermania, shkelja e të drejtave të shqiptarëve në ish – Jugosllavi.

“Kohë qorre – a blnd time”, përmbledhje poezish në shqip e anglisht.

“Kronikë për një dashuri”, roman që shtjellon temë të marrëdhënieve shqiptare-ballkanike nga vëzhgimet e ndërkomëbatrëve, simptomet e paraluftërave në Ballkan.

“Rinjohja pas vdekjes në Kosovë”, vazhdim tematik i romanit të mëparshëm, në të cilin jepet skena nga lufta e Kosovës i një gazetari botëror.

“Muzat e Hanpencit” qasje e panoramë kulturore-letrare të rrethanave në Han të Elezit.

“Tregime për fëmijë”, proza letrare për fëmijë, Kështu mendonte, fliste e shkruante Adem Kastrati, publicistikë (2009), Disidencë Letrare (kritika dhe reçensione, 2018), etj.

Humbje e madhe e Letërsisë Shqiptare. Fadil Curri jetoi në Han të Elezit dhe punoi në sferën e arsimit.

E di, Miku im i përjetshëm dhe krahu djathtë në Luftën me Penë edhe përtej varrit. Nuk e doje Parajsën. Ike, papritmas nga Ferri pa thënë lamtumirë. Iu bashkove Ҫetës kryengritse të piktorit me famë botërore Adem Kastratit. Piktorit, me të cilin e kalonim Ditë-Natën në Klubin e Teatrit Shqiptar, në Shkup. I cili, përsëgjalli, edhe ty ta besoi Ditarin: Kështu mendonte, fliste e shkruante Adem Kastrati (2009). Ditar, i cili pas daljes në dritë na përcolli edhe në gjyq: Shtëpinë Gazetare – Botuese “ASDRENI”, autorin e librit Fadil Curri, dhe recenzetin Imer Bajrami.

Gjyqi, zvarritej dhe zgjati me vite. Edhe, pse e fituam disa herë gjykimin. Në fund, na dënuan me qindra mijëra euro: SHGB “ASDRENI”, ty si autor i librit, dhe recenzentin. SHGB “ASDRENI” e fshinë dhunshëm pa asnjëfarë paralajmërimi, ose dënimi me para nga Regjistri Qëndror i IR të Maqedonisë?! Recenzentin, nga përmbaruesit e shpëtoi djali i Adem Kastratit, Artan Kastrati duke e paguar vetë dënimin me para marramendëse. E ty, si pa nënshtetsi maqedonase nga përmbarimi të shpëtoi Republika e Kosovës.

Ferrin (“Xhehnemin”), e përjetove përsëgjalli pa nënshtetësi në Shkup me përndjekje policore, biseda informative, dhe depërtim me dhunë në Kosovë në gjendje Lufte (1998 – 1999). I shpëtove dëbimit të shqiptarëve nga Kosova në Kampin e Bllacës. Vrasjeve kriminile. Vendkalim kufitar, mes Maqedonisë dhe Kosovës. Kufi, që nuk e kishim në Jugosllavinë komuniste mes Kosovës dhe Maqedonisë. E mbijetove Koronavirusin, dhe Pandeminë politike, por jo edhe përndjekjes të Policisë Letrare, e cila të ndoqi deri në vdekje. Ndoshta, edhe përtej varrit, në Parajsë mes librave dhe poezive të pavdekshme.

Autori Adem Kastrati, përsëgjalli në dorëshkrim ta besoi Ditarin e “rrezikshëm”: Ashtu mendonte, fliste dhe shkruante Adem Kastrati, botim i SHGB “ASDRENI” (2009). Unë ta besova Librin tim me kritika dhe Reçensione: Disidencë Letrare, botim i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, në Maqedoni (2018). Libër, i cili Nesër, patjetër do t’i përballojë kohës të dyluftimeve me Kopenë me zgjebe, që e ndjekin Autorin. Ringjalljen nga varri. Policisë Letrare, që na ndiqte me vite hap pas hapi në jetë. Ndoshta, do na ndjekë edhe pas vdekjes. Përtej Varrit. Kutadi, Unë?!…