Ballina Lifestyle Ilnisa dhe Meritoni kryen marrëdhënie në BBV, statusi i aktores së njohur...

Ilnisa dhe Meritoni kryen marrëdhënie në BBV, statusi i aktores së njohur ‘thyen’ rrjetin: Dënim me burg për sek*in në publik! A rrezikon çifti?

61
0

Një status i aktores së njohur Ema Andrea mbi dënimin e kryerjes së marrëdhënieve seksuale në publik ka “trazuar ujrat” dhe është konsideruar si një thumb për çiftin e BBV, Meriton Mjekiqi e Ilnisa Agolli, videot e të cilët duke bërë seks brenda shtëpisë u bënë virale.

“Kodi Penal/ Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në vende të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”, tha shkruar aktorja, status që është menduar si një “kunj“ ndaj çiftit, duke bërë që të reagonte edhe vëllai i gazetares.

“Meqë aktorëve iu duket vetja juristë, të lexojnë mirë kodin penal”, u shpreh Kevin Agolli në rrjetet sociale, duke i kundërpërgjigjur Ema Andreas.

Por, aktorja ka sqaruar se deklarata e saj lidhur me dënimin e seksit në publik nuk i referohej Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit.

“E kuptova që duhet të shkruaj në mënyrë direkte. Unë nuk kam pula, ju pse bëni ësh?? P.S bota ime rrotullohet shumë larg BB”, shkroi Ema Andrea.

Gjithashtu aktorja në Breaking sqaroi se postimi i saj nuk ka lidhje me asnjë person publik në veçanti.

“Kanë marrë një story tim, që unë nëse do kisha një adresim nuk kam frikë të bëj tag, nuk kam frikë ta konsideroj personit që i drejtohet. Nuk ka asnjë lidhje pse unë e kam postuar atë InstaStory. Më vjen keq që për çdo delir që çdo status i dikujt qenka i lidhur me një emision televiziv. Nuk ka lidhje, nëse do kishte nuk kam as frikë as turp ta pranoj. Nuk kam ndër mend të sqaroj askënd çfarë bëj unë në rrjetet e mija sociale. Unë nuk luftoj për të qenë e famshme, luftoj për të qenë e dobishme. Nëse duan të merrem me mua, shkruaj çdo ditë për gjëra të rëndësishme”, tha aktorja.