Ballina Kuriozitete NASA kap objektin që lëvizte me shpejtësi rreth hënës, shkencëtarët zbulojnë për...

NASA kap objektin që lëvizte me shpejtësi rreth hënës, shkencëtarët zbulojnë për çfarë bëhet fjalë

55
0

“Orbiteri i Zbulimit Hënor” i NASA-s (LRO) muajin e kaluar vuri re një copëz të çuditshme të një objekti që po kalonte me shpejtësi mbi sipërfaqen hënore.

Dhe siç rezulton, objekti që u pa nuk ishte UFO, shkruan yahoonews.

Rezulton se imazhi i LRO-së tregon satelitin artificial i njohur ndryshe si Danuri, i cili po udhëtonte në orbita pothuaje paralele me LRO-në , sipas një deklarate të NASA-s.

Ndryshe, Danuri nisi misionin në gusht të vitit 2022, duke u bërë kështu misioni i parë i Koresë së Jugut në Hënë.

Sateliti hyri në orbitën hënore në dhjetor të vitit 2022 dhe është projektuar për të ndihmuar në planifikimin e misioneve të ardhshme në polet hënore.

Sipas NASA-s, shkencëtarët në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goodard, kishin nevojë për kohë që të kapnin një paraqitje të shkurtër të Danurit.