Ballina Europë Tërmeti i fuqishëm godet vendin fqinj në mesnatë, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti i fuqishëm godet vendin fqinj në mesnatë, ja ku ishte epiqendra

165
0

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në orën 00:59 me orën lokale në pjesën perëndimore të Greqisë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tërmeti ishte në një thellësi prej 29 kilometrash dhe epiqendrën e tij në rajonin Etolia-Akarnania.

Aktualisht nuk ka informacione për dëme në njerëz apo sende.

Tronditja është ndjerë në disa zona, si edhe në Pulia dhe Kalabri të Italisë.