Ballina Kosovë Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën dy shtetas serbë, plagoset rëndë...

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën dy shtetas serbë, plagoset rëndë një i tretë

75
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laposaviç.

Lajmi është bërë i ditur nga shef rajonal për Rajonin e Mitrovicës, Munish Avdiu, i cili deklaroi se përplasja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 00:05.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona me shtetësi serbe, ndërsa është plagosur rëndë një i tretë.

“Në aksident dy persona kanë vdekur, drejtuesit e automjeteve, ndërkaq një pasagjer është i lënduar rëndë”, tha ai për median kosovare  Telegraf.

Dy të rinjtë, rreth moshës 25-vjeçare që kanë vdekur si dhe pasagjeri që është në gjendje të rëndë janë të nacionalitet serb, me shtetësi të Kosovës, ndërkaq automjetet i kishin me targa të Serbisë.