Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe është paraqitur sot në SPAK. Ai është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij.
Tushe është thirrur një hetim tjetër të nisur ndaj tij, pasi akuzohet për ‘Fshehje pasurie’. Tushes i janë gjetur prona të fshehura në emër të personave të tjerë. Kur doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Tushe tha se ishte thirrur në lidhje me mosdeklarimin e një pasurise.
Fatos Tushe ka qenë i dënuar më parë për ‘shpërdorim detyre’ dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Ai u arrestua në korrik të vitit 2021 nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Dënimi ndaj tij ishte me 2 vite e 4 muaj burg. Ndërkohë Apeli i GJKKO e shpalli fajtor edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, për të cilën iu shtua dënimi edhe me 1 vit tjetër.