Ballina Sport Lojtari shqiptar realizon golin e katërt në kampionatin anglez

Lojtari shqiptar realizon golin e katërt në kampionatin anglez

210
0

Anis Mehmeti ka shënuar golin e radhës në Championship, divizionin e dytë të futbollit anglez ku luan me Bristol Cityn.

Skuadër që fitoi 5:0 kundër Blackburnit. 23-vjeçari ofensiv u fut në fushë në minutën e 71’. Dhe dy minuta më vonë shënoi, të tretin për ekipin e tij.

Mehmeti u aktivizua në minutën e 71-të në vendin e Tuin, ndërkohë që në minutën e 73-të arriti të realizonte golin e tretë për skuadrën e Bristol Sitit.

Për shqiptarin ky ishte goli i katërt në 34 ndeshje aktivizim me Bristol Cityn. Gjithashtu ai ka arritur të realizojë edhe 1 asist.