Ballina Politika Shfaqjet “akrobatike” të Metës e dëshpërimi i Berishës, Frrok Çupi: Janë njerëzit...

Shfaqjet “akrobatike” të Metës e dëshpërimi i Berishës, Frrok Çupi: Janë njerëzit më të papranueshëm nga shqiptarët

69
0

Të gjithë aktorët e rithemelimit në raport me drejtësinë janë një një lloj amullie të vërtetë. Kështu u shpreh analisti, Frrok Çupi, gjatë një interviste në emisionin “News Line” në ABC News.

Ai thotë se të gjithë shikojnë sjelljen e Berishës, nëse ai sulmon drejtësinë, të tjerët bëjë të njëjtën gjë. Sipas tij, Sali Berisha po tenton të prodhojë artifica politike për të mbijetuar duke shtuar se nuk ka besim të askush, madje as të Gazment Bardhi.

Analisti shtoi se Berisha e dëshmoi edhe njëherë se gjithçka bëhet me urdhër të tij, ndërsa si shembull solli zgjedhjen e Gjin Gjonit në krye të Foltores për qarkun e Lezhës.

“Në raport me drejtësinë janë në një lloj amullie. Të gjithë rrinë e shikojnë nga ballkoni, nëse ballkoni i katit të tetë është armiqësor me drejtësinë të gjithë pastaj luajnë rolin armiqësor me drejtësinë. Raporti i drejtësisë është si një raport i një molle të ndaluar, që të gjithë tentojnë t’i afrohen në mënyrën e tyre . Ai, Sali Berisha e kupton se po i shtohen dalëngadalë akuza të tjera dhe nuk do ketë ditë të mira.

Berisha po jep sinjale të qarta dhe po projekton një mbijetesë politike, por me artifica që i shkojnë asaj situate. Berisha ditët e fundit, iu tha që asnjëri prej jush nuk do jetë, sepse këtë e vendos unë. Marr shkas për zgjedhjen e një ish-gjyqtari në Lezhë, që u katapultua nga Tirana në Lezhë. Ai mund të jetë një vegël, që po përdoret prej tij. Berisha tregoi se në PD ka vetëm emëresa dhe s’ka asnjë lloj demokracie.”, shtoi ai.

Ai komentoi dhe shfaqjet e Ilir Metës, duke ngjitur shtyllat nëpër kodrat e Tiranës. Sipas Çupit, këto veprime janë akte të shëmtuara, të cilat qytetaria shqiptare nuk i pranon dot. Analisti shtoi se dyshja politike Meta-Berisha, janë binomi më i papranueshëm në imazhin e qytetarisë shqiptare.

“Veprime shumë të shëmtuara. Nuk janë vetëm këta fajtorë, është dëm shumë i madh për sytë e njerëzve. Qytetaria është shumë më lart se niveli qytetar i këtyre personave, që ne i kemi patur në krye të shtetit. Janë njerëzit më të papranueshëm dhe prishin imazhin qytetar në familjet tona”, tha ai.