Ekipet italiane të shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar pasi ditën e martë të paktën tre persona mbeten të vdekur dhe katër u raportuan të zhdukur gjatë një shpërthimi në një hidrocentral në Italinë veriore. Ekipet e shpëtimit thanë se nuk ka gjasa për të gjetur të mbijetuar nga kjo ngjarje e rëndë që tronditi Italinë.
“Situata është shumë e vështirë, niveli i ujit po rritet dhe kërkimet për katër punonjësit e zhdukur bëhen më të ndërlikuara deklaruan ekipet e shpëtimit.
Grupi italian i shërbimeve Enel konfirmoi se një zjarr kishte shpërthyer në një nga transformatorët e tij në hidrocentralin e tij në Bargi, afër Bolonjës, në orët e para të pasdites së të martës. Njësia e zjarrfikësve tha se një shpërthim kishte ndodhur në një digë në liqenin Suviana, një nga tre liqenet artificiale që ushqejnë termocentralin.
Shefi rajonal i zjarrfikësve Francesco Notaro tha për mediat lokale se një pjesë e strukturës nëntokësore nëntëkatëshe u shemb, filloi një zjarr, duke shkaktuar përmbytje në thellësi deri në 60 metra.
Enel nuk ka komentuar për shkakun e kësaj ngjarje te rende. Kompania tha se pellgu i digës nuk ishte dëmtuar dhe se termocentrali ishte jashtë linje në kohën e incidentit, kështu që nuk kishte asnjë ndikim në furnizimin me energji elektrike.