Ballina Dossier “Vdiqën thuajse të gjithë minatorët”/ Historia e mistershme e kërkimeve për mineralin...

“Vdiqën thuajse të gjithë minatorët”/ Historia e mistershme e kërkimeve për mineralin sekret në Kukës

76
0

Në bashkëpunim me ekspertët kinez nisën kërkimet në Nimçë të Kukësit dhe Muhur të Dibrës. Punëtorët e arritën qëllimin, e takuan mineralin, ndonëse mundësitë e shfrytëzimit dhe kondicionet e mineralit ishin të ulëta. Raportimet periodike të dokumentuara me gjithçka që ndodhte për kërkimet bëheshin nga drejtuesit tek kryeministri.

“Rezultatet e punës raportoheshin te kryeministri nga shefat e ekspeditave, hartoheshin relacionet përkatëse…Qëllimi dhe objektivat ishin që të konstatohet që kemi mineralizim të tillë në Shqipëri, kjo u arrit, u takua mineralizimi”, u shpreh Gëzim Shima, gjeolog.

“Në Shqipëri kemi Nimçen me kondicione industriale por me rezerva shumë të ulëta, kemi Muhur gjurmë uraniumi, kemi uranium në qymyret por minierat e qymyrit pothuajse janë mbyllur kemi uranium edhe në fosforitet e Fushë bardhës dhe në fosforitet e guzmarit, në fushë bardhës 3 herë me të ulëta se të guzmarit, ndërsa guzmari 0.08% U3O8”, u shpreh Qerim Ismeni, metalurg dhe ambientalist./INSIDE STORY