Ballina Politika Xhaferri: Berishës duan t’i djegin mandatin, do jemi gati të qeverisim Shqipërinë

Xhaferri: Berishës duan t’i djegin mandatin, do jemi gati të qeverisim Shqipërinë

53
0

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri në një intervistë në Ora News u shpreh se Berishës duan ti djegin mandatin dhe se PD është gati që të qeverisë Shqipërinë.

Xhaferri:  Ne kemi diku tek 4-5 muaj që e presim këtë lloj persekutimi që i bëhet liderit të opozitës.

Është i vetmi njeri që tremb pushtetin e Edi Ramës.

Tentojnë ti djegin mandatin në mënyrë arbitrare.

Tentuan t’ja djegin me Non Grata, tentuan t’ja vjedhin cdo lloj pushteti me banda, me zgjedhje të blera dhe së fundmi po përdorin edhe një mekanizëm qesharak për ta izoluar që të mos shkojë në parlament.

Ne do jemi aty tërë kohës për të qenë gati që të vijmë në pushtet dhe të qeverisim Shqipërinë me një mandat dhe ta afrojmë afër familjes së bashkimit europian.

Të rinjtë janë pjesë e protestës.

Edhe me pjesëmarrje janë aty në numër të konsiderueshëm.