Ballina Kronika “Audi” përplas 61-vjeçarin që ecte me karrocë, shoferi braktis mjetin dhe arratiset

“Audi” përplas 61-vjeçarin që ecte me karrocë, shoferi braktis mjetin dhe arratiset

45
0

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Zvezdë të Maliqit duke lënë pas të plagosur drejtuesin e një karroce. Pas ngjarjes, shoferi i mjetit tip Audi ka braktisur makinën dhe është larguar.

“Më datë 11.04.2024, rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq, një automjet tip “Audi”, ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i karrocës, shtetasi F. D., rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.