Ballina Kosovë Emigrantit i del telashe me eurot false në Kosovë, ja si e...

Emigrantit i del telashe me eurot false në Kosovë, ja si e kuptoi

44
0

Trendi i eurove të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së djeshme nga mërgimtar në Mitrovicë, i cili ka raportuar se disa kartëmonedha që i kishte tërhequr në një institucion mikrofinanciar dyshohet se ishin të falsifikuara.

Burimet e medias bëjnë me dije se bëhej fjalë për 200-she, të cilat mërgimtari i mori pasi i konvertoi paratë që kishte nga valuta kruna në euro.

Pagesat që deshi t’i kryejë pasi i konvertoi paratë, u bënë ‘sebep’ që të zbulohej se paratë që ia dhanë në ‘Western Union’ dyshohet se ishin false.

Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Ndryshe, falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.