Ballina Kuriozitete Ferrari më i ngadaltë në botë – “lëvizë” 24 km/h dhe kushton...

Ferrari më i ngadaltë në botë – “lëvizë” 24 km/h dhe kushton 420 mijë euro

120
0

Ky Ferrari F12tdf ka një motor V12 7.3 litra dhe 780 kuaj/fuqi, që teorikisht duhet ta lejojë atë të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për 2.9 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 340 km/h.

Sidoqoftë, prototipi i Ferrari F12tdf i vitit 2014 për shitje në faqen e ankandit Bring a Trailer ka një shpejtësi maksimale prej vetëm 24 km/h (15 mph). Pavarësisht kësaj, ka nga ata që e dëshirojnë dhe do të ofrojnë 420 mijë euro ose 450 mijë dollarë për të, shkruan motorpasion.

Pse një Ferrari në gjendje të përsosur drejtimi mezi kalon 20 km/h? Meqenëse është një prototip, pasi funksioni i tij i synuar (mjeti testues) pushoi, softueri Ferrari kufizoi veturën dhe motorin në mënyrë që të mund të përdoret vetëm si një element dekorativ.

Kjo është praktikë e zakonshme e industrisë dhe jo unike për Ferrarin. Markat nuk duan që prototipet të përdoren në rrugë për të shmangur paditë e ardhshme dhe publicitetin e keq.

Gjithashtu, prototipi nuk i plotëson standardet e markës për sa i përket përfundimit, pajisjeve dhe mbi të gjitha besueshmërisë.

Tregtari e importoi atë në Shtetet e Bashkuara si një veturë ekspozite, e cila ishte e vetmja mënyrë ligjore për ta bërë këtë. Pas disa vitesh, ky tregtar vendosi ta shesë, edhe pse është e pamundur ta regjistrojë dhe ta përzë në rrugë.

Gjegjësisht, përveç shpejtësisë modeste, mungon edhe numri i shasisë. Madje, në disa vende shkruhet se mjeti nuk mund të përdoret në rrugë publike.

Një Ferrari F12tdf “i vërtetë” i përdorur, i cili mund të zhvillojë vërtet 340 km/h, tani kushton diku rreth një milion dollarë.