Ballina Sport Gjermania, “të gjithë” në stadium për miqësoret përpara Europianit

Gjermania, “të gjithë” në stadium për miqësoret përpara Europianit

87
0

Federata Gjermane e Futbollit ka bërë me dije se gati të gjitha biletat për dy miqësoret përpara startit të Euro 2024 janë shitur.

Supas Federatës në fjalë për ndeshjen e 3 qershorit, e cila do të mbahet në Nyrnberg mes Gjermanisë dhe Ukrainës janë shitur plot 42.000 mijë bileta.

Ndërsa për takimin e Gladbahut (Gjermani-Greqi), i cili do të mabehet katër ditë më pas, janë shitur plot 45.000 mijë bileta.

Euforia në vendin organizator të Euro 2024 është kthyer pas fitoreve në miqësoret e marsit ku të besuarit e Julian Nagelsman kanë mundur të mposhtin Francën në shifrat 2-0 dhe Holandën 2:1.