Ballina Politika ‘Habit’ Shala: Nëse Kurti kandidon në Shqipëri, e mund Ramën

‘Habit’ Shala: Nëse Kurti kandidon në Shqipëri, e mund Ramën

142
0

Analisti politik, Krenar Shala në emisionin ‘Politiko’ ka folur për ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare në Maqedonië të Veriut.

Sipas tij, Kurti ka dy strategji pse po përfshihet në këto zgjedhje.

“Ka për qëllim që të shtrijë ndryshimin e Kosovës edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, nuk e di se a do të arrijë, mirëpo këtë e ka qëllim. Po ashtu e ka qëllim qe t’iu tregojë ndërkombëtarëve se unë nuk kam fuqi vetëm në Kosovë”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se nëse Albin Kurti do të kandidonte për kryeministër të Shqipërisë do ta mposhte edhe Edi Ramën.

Kjo deklaratë ka shkaktuar debat të nxehtë në studion e ‘Politiko’.