Ballina Politika Nënkryetari i Bashës: Çfarë fshihet pas vendimit të Bardhit për të kthyer...

Nënkryetari i Bashës: Çfarë fshihet pas vendimit të Bardhit për të kthyer Berishën ‘non grata’ në PD

117
0

Gazment Bardhi ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Përmes një shkrese dërguar kryetares së Kuvendit, Gazment Bardhi ka kërkuar që deputetët e përjashtuar nga Basha të rikthehen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në kërkesë, thuhet se çdo deputet i vetëdeklaruar në nisje të kësaj legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, të konsiderohet anëtar i këtij grupi të Partisë Demokratik, ku përfshihet edhe Sali Berisha. Këtë vendim e ka komentuar edhe Roland Bejko i ftuar në DritareTV. Bejko tha se rikthimi i Berishës është një akt i rëndë dhe minim i demokracisë në Shqipëri.

“Akti që bëri zoti Bardhi sot nuk është akt moral. Është një akt i rëndë sa i përket marrëdhënieve që duhet të ketë PD-ja me ndërkombëtarët, opozita dhe Shqipëria me ndërkombëtarët. Sepse zoti Berisha është non-grata për tre arsye. Një nga arsyet është fakti si minues i demokracisë.

Rama sot me marrëveshjen që është bërë para disa ditësh, po i shërben kësaj teze, minimit të demokracisë në vend për të ruajtur privilegjin e tyre në krye të pushtetit. Pra për të mbajtur një formacion politik në Shqipëri, bipolar, ku duhet të ketë dy pole, PS-në me Edi Ramën dhe Sali Berishën dhe që çdo organizatë tjetër politike të mos ketë peshë në jetën politike të vendit tonë.”, tha zoti Bejko.